Tuesday, July 14, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Je e çmëndur…Je e çmëndur moj”! Debat i Fortë në mbledhjen e...

“Je e çmëndur…Je e çmëndur moj”! Debat i Fortë në mbledhjen e KLP-së

Mbledhja e 30 prillit e Këshillit të lartë të Prokurorisë është shoqëruar me debate të forta dhe tensione mes anëtarëve lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante.

Sipas një audio të regjistruar nga seanca, e cila ka zgjatur më shumë se 7 orë, përplasja kryesore ka qenë mes anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani, dhe drejtueses së institucionit, Mirela Bogdani.

Debati është përqendruar te vendimi për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ndërsa Bogdani ka kërkuar rikthimin e çështjes për rishqyrtim.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Stojani, çka ka sjellë tensione dhe tone të ashpra gjatë diskutimeve.

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments