Jetoni ëndrrat… (Arben Trebicka)
Kërkoje paqen o njeri
Kërkoje paqen brenda teje
Pa paqe s’ke as dashuri,
Nuk ke as jetë por rrahje zemre.
Në kafene me miq të mirë,
Iliri, Nestori, dhe “ai”,
Shkëmbejmë ndjenja mes bisedës,
Dhe japim- marrim lumturi.
Kjo jetë e vogël misterioze,
Me madhështinë brenda saj,
Mbyll brenda vetes mrekullinë,
E shoqërisë vlla më vlla.
Jetoni ëndrrat që i’u dhanë,
Dhuratë nga Zoti një për një,
Ato u dhanë për t’u ndarë,
Me të gjithë botën tej për tej.
(Me miqtë e mi, në një të dielë të veçantë… Korçë 24 tetor 2021)

Nestor Dede
NewsIn. Al

