M*ti i partisë
Në fundin e vitit 1982, pasi partia kishte “zbuluar” dhe shpartalluar siç dinte ajo grupin armiqësor në radhët e veta, nisi të deleguarit në bazë për të folur me komunistët për shpjegimin e situatës. Një nga të deleguarit pasi shpjegoi tablonë sinoptike, vijoi me fjalët: “Ata deshën të helmonin edhe sekretarin e parë të Komitetit Qendror të partisë, shokun Enver Hoxha, birin më të dashur të popullit tonë”. Në sallë ra heshtja, ndërsa një komunist andej nga fundi gërthiti fort: “t’i hanë m*utin”. Buçiti salla me duartrokitje me “rroftë” të paprera. Në përfundim, i deleguari u interesua e pyeti cili ishte ai “m*ti”. Ia sollën aty “M*tin”. I deleguari e rekomandoi të zgjidhej në forumet e larta të partisë dhe ashtu u bë. Pas kësaj ngjarjeje, në qytetet e tjera të afërta gratë filluan të zienin nga fjalët e t’u kërkonin llogari burrave të tyre që të ishin më të shkathët në hedhjen e parullave në mënyrë që të mund të bënin karrierë. Të gjithë shokët u bënë vigjilentë për mbledhje të tjera. Në qytetin N erdhi një i deleguar tjetër. Komunistët ishin duke dëgjuar të njëjtën fjalë. I deleguari tha: “Ata deshën të vrisnin edhe bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren e shokut Enver, shoqen Nexhmije…”. Nga fundi i sallës, brofi komunisti më i shkathët dhe bërtiti fort: “T’i rruajnë…”. Për fatin e tij të keq, nuk pati suksesin e “M*tit”, sepse veprimi i tij nuk u duk i hijshëm me normat e moralit komunist. U përjashtua nga partia e kaloi në prodhim. Edhe m*ti duhej origjinal dhe i përshtatshëm.
(Ngjashmërinë me ditët e sotme kushdo e kupton)
NewsIn. Al

