Më 23 shtator 1912, lindi në Elbasan Josif Papamihali (1912 – 1948).
Josif Papamihali lindi në Elbasan më 23 shtator 1912, ai studioi Filozofinë dhe Teologjinë në “Collegio Greco” në Romë, pranë Angelicum ku u shugurua meshtar më 1 dhjetor 1935 nga peshkopi italo-shqiptar i Eparkisë së Lungro-s. peshkopi i ritit greko-bizantin që urdhëron shqiptarët e Siçilisë.
Papamihali u kthye në Shqipëri në vitin 1936 dhe shërbeu si famullitar në Elbasan, Korçë, Berat, Lushnje dhe Pogradec . Nga viti 1944 ishte në krye të Misionit të Kishës Greko-Katolike të Shqipërisë.
Arrestohet nga autoritetet komuniste në Korçë më 31 tetor 1946 dhe më pas dënohet si armik i shtetit. Më 5 gusht 1947 Papamihali u dënua nga gjykatat me 5 vjet burg dhe punë të detyruar dhe u transferua në Korçë e më vonë në Maliq ku vdiq.
Ai u gjet i varrosur i gjallë në një moçal ku kishte rënë nga lodhja më 26 tetor 1948.
U lumturua në Shkodër së bashku me tridhjetë e shtatë bashkëluftëtarë të tjerë shqiptarë më 5 nëntor 2016.

Na ishte dikur…
@NewsIn.Al
