“Ka dëshmi se brenda Manastirit flisnin rusisht.
‘Wagner’? Ervin Karamuço plas deklaratën e fortë
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel ka ndarë detaje lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai tha gjatë luftimeve disa nga të armatosurit janë pikasur duke folur në gjuhën ruse, duke hedhur dyshime se ata kanë marrë pjesë në luftimet në Ukrainë.
“Ka dëshmi se brenda Manastirit flisnin rusisht. Pra ka dyshime se disa prej tyre kanë marrë pjesë në luftimet në Ukrainë dhe janë pjesë e grupit Wagner. Ata kanë folur në rusisht për të mos u kuptuar.” tha Karamuço.
Më tej, ai tha se Serbia shet 1 miliardë dollarë armatime në vit dhe se qëllimi i tyre ishte që të futeshin në veri për të sulmuar institucionet e Kosovës.
“Serbia ka 20 kompani, dhe shet 1 miliardë armatime çdo vit. Këtu kanë sjell arsenal edhe të paketuar ashtu siç i sjell fabrika. Kanë qenë 300 400 veta dhe më pas kanë shpërndarë armatime në formë celulash. Qëllimi ishte që të futeshin në veri për të sulmuar institucionet e Kosovës.
Nga informacionet zyrtare nga terreni për ata që kanë luftuar, dy prej tyre janë “non grata”, njëri është Aleksandar Vulin, ndërsa tjetri është “zoti i veriut” Milan Radojicic. Ky i fundit dyshohet se është plagosur nga luftimet me policinë në veri. Pra janë futur armatime për luftë në Kosovë. Kjo dëshmon se dialogu ka dështuar,” tha Karamuço.(Sot)
@NewsIn.Al

