R.Dedja_Shqiptari i dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit që u arratis nga burgu në Itali
Roland Dedja, një 40-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje arriti që të arratiset gjatë natës së kaluar nga burgu i Teramos në Abruco të Italisë. Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Shpëtim Cupa në Brescia.
Autoritetet e burgut e kuptuan vetëm në mëngjes se ai mungonte duke vënë alarmin. Hetuesit janë duke këqyrur kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë për dinamikën e asaj që ka ndodhur. Roland Dedja, me origjinë nga Durrësi ka jetuar më parë në Spanjë dhe në Francë. Ai përdorte edhe një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky.
Por kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer. Në vitin 2010 ai është arratisur nga burgu i Pisa së bashku me një tjetër shqiptar. Shqiptari akuzohet dhe për një grabitje të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.
Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin nëpër rrethinat e Abruzzo. Arratisja e tij ka shkaktuar polemika të forta në mediat italiane të cilat kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e burgjeve italiane.

@NewsIn.Al

