Stuhia “Daniel” në Greqi
Ka shkuar në 15 numri i viktimave në Greqi, pas stuhisë “Daniel”, e cila ka sjellë shkatërrime në masë në disa zona të vendit fqinj.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, së fundmi është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari në Pagasitikos.
Mësohet se makina që ai po drejtonte u përfshi nga rrjedha e ujit në përroin e Shën Katerinës të marten teksa ai po udhëtonte me djalin e tij, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet në mesditë nga një operator lundrimi në zonën detare të Mikra Trikerit, në Gjirin e Pagasitit. Ai u mor nga roja bregdetare dhe u dërgua në spitalin e Volos, ku janë thirrur të afërmit e 42-vjeçarit fatkeq dhe e kanë njohur, njoftojnë mediat greke.
Selanik_Arturo Selimllari
@NewsIn.Al