Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeUncategorizedKamala Harris do të jetë gruaja e parë që do të mbajë...

Kamala Harris do të jetë gruaja e parë që do të mbajë pushtetin presidencial!

 

Presidenti Joe Biden do t’ia kalojë pushtetin Zëvendës Presidentes Kamala Harris ndërsa ai do i nënshtrohet një procedure mjekësore, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Sekretarja e shtypit Jen Psaki tha se Biden do të jetë nën anestezi për të kryer proçesin e kolonoskopisë , si një proçedurë e përvitshme nënshtrimi..  Procedura do të zhvillohet në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Bethesda, Maryland.

Ponashtu dhe  Presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në vitin 2002 dhe 2007.

 Pas procesit të përcaktuar në Kushtetutë, Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin Zëvendës Presidentit për një periudhë të shkurtër në kohën kur ai është nën anestezi.  Psaki tha në një deklaratë. “Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe.”

Transferimi do të shënojë herën e parë që një grua do të mbajë pushtetin presidencial në historinë e SHBA.

#G.Haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments