Ministri i Shëndetësisë i Tajlandës, i cili shpalli nismën përkatëse, theksoi se synimi i shtetit është që të mundësojë kultivimin e kanabisit që t’i ngjajë një kulture familjare.
Një total prej një milion fidanësh kanabisi do të shpërndahen nga qeveria tajlandeze për qytetarët e saj, pasi ekziston një kuadër ligjor që lejon kultivimin në shtëpi.
Sipas ministrit aziatik të Shëndetësisë, Anutin Charnvirakul, kjo nismë synon ta kthejë kultivimin e kanabisit në një çështje familjare. Megjithatë, sqarohet se këto fidanë kanabisi janë të destinuara vetëm për qëllime mjekësore, pasi përdorimi i tyre për qëllime rekreative ose komerciale do të ndalohet.
Legjislacioni i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 9 qershor, do t’i lejojë qytetarët të rritin fidane kanabisi në shtëpi, me kusht që të informojnë autoritetet lokale.

