KreuOpinionKandidimi i Prodanit për president i FSHF dhe “bekimi” që e njollos...

Kandidimi i Prodanit për president i FSHF dhe “bekimi” që e njollos nga Spanja…(Pa harruar kontributin e madh për të dënuar Skënderbeun!)

Një shkrim realist nga gazetari i mirënjohur profesor Xhevdet Zekaj. Nuk dua të analizoj shkrimin e profesorit se atë ju do ta lexoni, por korçar që të mirëpresë kandidimin e shkaktarëve të dënimit të Skënderbeut nuk ka dhe nuk do ketë kurrë. Ne nuk hakmerremi…gjithçka ja kemi lënë Zotit!

 

Kandidimi i Prodanit dhe “bekimi” që e njollos nga Spanja

Nga prof.dr. XHEVDET ZEKAJ Gara për drejtuesit e rinj të futbollit shqiptar, në të gjitha nivelet, që do të kulmojë me zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv dhe të kreut të FSHF-së, ka dhënë shenjat e para se do të jetë jo pak grricëse.

Të paktën mediatikisht. Pas Dritan Shakohoxhës, që e prezantoi veten për kreun e futbollit në vendin tonë, të tjerë po nisin ta bëjnë këtë gjë. I radhës ishte Eduard Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF-së, që mëton kreun e shoqatës rajonale të Tiranës. Kujtojmë se menjëhërë pas vendimit të kandidmit të Prodanit për këtë pozicion, në adresë të tij pati një sërë reagimesh pozitive.

Njëri ndër to ishte ai i ish zyrtarit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Eduard Dervishaj, që e vlerësoi këtë kandidim, duke u shprehur:
“Futbolli ka nevojë për njerëz me integritet, të apasionuar, me eksperiencë dhe Edi është një kandidat i denjë për këtë detyrë”.

Meqë do të bekojë sfidantë të ndryshëm që nga Spanja, unë desha t’i bëj disa pyetje publike Dervishit:
Si u bëre anëtar i Federatës Spanjolle?
Çfarë ndodhi në humbjen e Shqipërisë 5-0 në Spanjës?
Sa gola i duheshin Spanjës?
A ka ndonjë rast në botë që një president apo sekretar i përgjithshëm, pas humbjes së kombëtares së tij me aq gola sa i duheshin kundërshtarit, të punësohet në federatën e këtij të fundit?

Jo, nuk e besoj se ka ndonjë rast të dytë në botë. Sa për kthjelltësi të publikut, Dervishaj nuk është më askushi në Federatën Spanjolle të Futbollit, sepse e kanë larguar. Edhe dy fjalë për Eduard Dervishin: në të vërtetë as e njoh dhe as e kam takuar ndonjëherë, por të gjithë flasin mirë për të. Personalisht kam krijuar super respekt nga të tjerët. Ama, nuk di asgjë për kontribute apo revolucione në FSHF në periudhën e tij dhe aq më pak se çfarë bën e ka arritur në Federatën Spanjolle. Ai po keqpërdoret! Edi Dervishi nuk është Zoti dhe çfarë thotë ai është fjalë e artë, aq më shumë në rastin e Shqipërisë.

Së dyti, në Shqipëri mashtrojnë: nuk thonë ish-punonjësi i FSF qëllimisht. Mos harroni se në FSF punojnë nja 20000 persona. Por, Edi bën një urim në Facebook, pa vlerësuar (krahasuar) realisht Spanjën me Shqipërinë, futbollin spanjoll, lider në botë, me atë shqiptar.

Eduard Dervishi harron apo nuk i intereson se si mund ta revolucionarizojë futbollin, shoqatat, organizimin një ish-dështak E.P. , model i piramidës së lartë të futbollit!!!
Ky Edi Prodani shqiptar ka dështuar edhe tek FK Partizani, kudo në futboll. Në gjërat e tjera nuk e di dhe i uroj suksese.

Ky Edi Prodani shqiptar, që i është ngjitur futbollit si… rrodhe nuk ka lënë asnjë gjurmë, përveç kontributit në dënimin e Skënderbeut, siç thonë gojët e liga. Ky Edi i Tiranës ka vendosur që të kandidojë për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë dhe këtu do të bëjë namin. Po e uroj për herë të dytë: Suksese në humbjen e radhës!
Eduard Dervishi, kur Xhevdet Zekaj kërkonte rregullimin ligjor e statuor të këtyre shoqatave, ky Edi Prodani i Dukës më etiketonte: i paaftë, mediokër, s’kupton asgjë etj.

Dhe jo pak, por 7 vite. Sot, pas kaq vitesh flet jo për zhdukjen e frikës, por një post pranë futbollit. Një dreqi ta marrë, se nuk i plas pastaj për futbollin.
Prandaj, i nderuar E.Dervishi, si ish-punonjës i Vilarit mere më ngadalë me vlerësimin nga Spanja për lidershipët alla-prodanuc.

Nga Xhoda Sport

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit