KreuOpinionPërse nuk japin dorëheqjen binomi Basha- Berisha, që të hapet rruga zgjedhjeve...

Përse nuk japin dorëheqjen binomi Basha- Berisha, që të hapet rruga zgjedhjeve të reja në PD pa kandidimin e të dyve? Të dy betohen për të mirën e PD dhe të dy i bëjnë “gjëmën” asaj…

Përse nuk japin dorëheqjen binomi Basha- Berisha, që të hapet rruga zgjedhjeve të reja në PD pa kandidimin e të dyve?
Të dy betohen për të mirën e PD dhe të dy i bëjnë “gjëmën” asaj…
Kaq e vështirë qënka të bëhesh njeri? Të mos përdorësh të tjerët, mos përfitosh favore në emër të kryetarllëkut, të sakrifikosh për atë që ti betohesh se e ke si qëllim në vetvete, të heqësh b*thën nga një karrige që po gjakos e burgos zgjedhësit e tu?!
Ore troç, siç themi ne me pak fjalë…Kaq e vështirë qënka ta kuptosh çdo të thotë demokraci?
Kur të kuptojnë demokracinë, atë që ata predikojnë më shumë, atëhere do e kenë dhe më të lehtë të gjejnë fajtorin…për sa kohë, njëri prej të dyve, ose të dy bashkë do jenë në krye të PD përçarja është e paevitueshme! Pozicionimet e shumë prej anëtarëve të vjetër, apo të rinj në favor të njërit apo të tjetrit, bëjnë të domosdoshme drejtimin e ri!

Nëpër studiot televizive sot rifillon përsëri maratona lodhëse dhe e shpërfytyruar e analistëve të pozicionuar, politikanëve demokratë që shajnë njëri tjetrin në emër të dy kryetarëve…dhe kulmi arrin me akuzën e ndërsjelltë duke etiketuar si Bashën edhe Berishën shërbëtorë të Ramës!?!

Kaq burrëri nuk keni? Kaq të vështirë e paskeni të bëheni vetvetja dhe mos ju bëni një pyetje se përse nuk largohen të dy bashkë, që të rifillojë fryma e re në PD? Pas pyetjes që nuk do marrë përgjigje, do kuptohet se sa i detyrueshëm është largimi i dy LIDERAVE, që karrigen sot e duan më shumë se çdo gjë!     *(Ilir Jano)*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit