Kë vlerësoni më shumë, Dumanin apo Krajën? Ja çfarë thotë kandidatja grua për kreun e SPAK…
Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
E pyetur se cilin vlerëson më shumë Krajën apo Dumanin, kandidatja e parë grua për kreun e SPAK-ut dha një përgjigje diplomatike.
“Në fakt, do të ishte e padrejtë të krahasoheshin dy drejtuesit paraardhës, sepse nuk kanë qenë në kushtet e njëjta. Sipas mendimit tim, edhe Kraja edhe Dumani kanë dhënë maksimumin. Nuk do të bëja këtë krahasim sepse do të ishte e padrejtë, dhe padrejtësia nuk është në karakterin tim”, tha Musabelliu.
@NewsIn.Al
