HomeBotaKepuca e Hrushovit-nje nga historitë më të paharruara në OKB

Kepuca e Hrushovit-nje nga historitë më të paharruara në OKB

Kepuca e Hrushovit-nje nga historitë më të paharruara në OKB

Në ditën e fundit në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së Pergjithshme të OKB, (1960) kryeministri sovjetik Nikita Hrushov u ofendua keq nga fjalët e një delegati nga Filipinet, që tha se Evropa Lindore ishte “privuar nga të drejtat politike dhe civile” dhe ishte “gëlltitur” nga Bashkimi Sovjetik.

Hrushovi humbi gjakftohtësine dhe zuri të godiste tavolinën me të dyja grushtat dhe pastaj hoqi këpucën e djathtë dhe i ra asaj me të, duke bërë aq shume zhurmë sa të gjithë vështronin liderin sovjetik dhe salla gumëzhinte.

Më pas Hrushovi thuhet të ketë treguar: “Ishte një kënaqësi e madhe! OKB është një lloj parlamenti, siç e dini, ku pakices i duhet të tërheqë vemendjen, në një mënyrë apo tjetër. Ne jemi në pakicë për momentin, por jo për shumë kohë”.

Incidenti u bë kaq i famshënm sa që turistet kur vijnë të vizitojnë godinën e OKB, në NY, pyesin: “Ku qe ulur Hrushovi kur goditi tavolinen me këpucë?”

Av. Edmond Petraj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments