Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGJERGJ ZEFI / Shoqeria jone eshte e çuditshme…

GJERGJ ZEFI / Shoqeria jone eshte e çuditshme…

Shoqëria jonë është e çuditshme. Njerëzit tek ne duan që doemos ti të mendosh si ata. Për sa kohë mendon si ata, ti je më i miri, më i zoti, më intelektuali, më i mprehti, i duhuri etj etj… Të bëjnë përmendore, të ngrejnë në qiell; por nëse ndonjë ditë ashtu kot ti gjendesh përballë tyre, pra nuk mendon si ata, i mjeri ti se çfarë të dëgjojnë veshët, të gjitha sharjet dhe fyerjet e mundshme të cilat nuk mund ti përmend për arësye etike, nga hero kthehesh në një tradhëtar, në një i shitur, dhe brenda pak çastesh ta shembin përmendoren, dhe jo vetëm kaq, por po të kenë mundësi ta djegin edhe gjurmën e djeshme…
Kjoftë e largët dita kur të jenë të gjithë dakort me mua, sepse ajo do jetë edhe fundi im, eskatologjia ime!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments