Lëvizje në krye të drejtorive të policisë, në Korçë ikën Ferdinand Mara dhe vjen Ardian Çipa.
Lëvizje të shumta në krye të drejtorive të policisë në qarqe, me emërime të reja dhe rokada që pritet të vazhdojnë edhe në rang shefash rë komisariateve ose shefash të sektorëve siç paralajmëroi Ministri I Rendit Bledi Çuçi pak ditë më parë.
Drejtori I përgjithshëm I policisë të shtetit Ardi Veliu ka firmidur një sërë emërimesh të reja dhe zvendësime në krye të drejtorive vendore të policisë.
Në Korçë largohet nga posti I drejtorit të policisë Ferdinant Mara që e ushtroi këtë detyre në krye të uniformave blu të juglindjes për më shumë se një vit. Në vend të tij emërohet Ardian Çipa që vjen nga Akademia e Sigurisë ndërsa më parë ka qënë edhe funksionar I lartë policie në drejtorinë e Tiranës.
Nga Korça largohet gjithashtu zvendës drejtori Hamdi Fjore që emërohet në detyrë në Berat. Pas këtyre ndryshimeve, priten lëvizje edhe në rang shefash të komisariateve në kuadrin e ristrukturimit dhe forcimit të punës së policisë shqiptare.
Marre nga “Korça report”

