KreuAktualitetiKërkim ndërkombëtar për Kejsi Spaillari! E mbyti dhe e vari...

Kërkim ndërkombëtar për Kejsi Spaillari! E mbyti dhe e vari partnerin së bashku me të dashurin e saj

Kërkim ndërkombëtar për Kejsi Spaillari!

 E mbyti dhe e vari partnerin së bashku me të dashurin e saj

E mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë, si Kejsi Spahillari inskenoi së bashku me të dashurin e vet vrasjen e partnerit të saj! (Rexhep Vathi i dha fund jetës 1 vit më parë, ndërsa e reja krijoi familje në Kanada)

Kejsi Spaillari, e reja nga Korça e cila pas vdekjes së partnerit të saj, Antonio Karafili, u shpërngul në Kanada, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Korçës ka lëshuar masën e arrestit me burg për të renë, e cila akuzohet se 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathin, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre, Antonio Karafilin, me të cilin Kejsi kishte një lidhje paralele.

Prokuroria e Korçës pas një hetimi të thelluar arriti që të identifikojë dy autorët të cilët e vranë Karafilin dhe më pas e varën për të fshehur gjurmët dhe për ta “shitur” këtë ngjarje si një vetëvrasje.

Nga hetimet e bëra deri më tani rezultoi se Kejsi Spaillari, asokohe vetëm 18 vjeç, së bashku me të dashurin e saj, Rexhep Vathin, e kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas trupin e pajetë të së riut e varën në një pishë.

Prokuroria Vasjana Postoli, ka lëshuar masën “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim për të renë, ndërsa, për Rexhepin Vathin nuk është lëshuar asnjë masë sigurie, duke qenë se ky i fundit ka ndërruar jetë një vit më parë.

Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.

Mësohet se e reja nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë, por në Kanada, ku dhe prej vitesh jeton. (Vox News)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit