Njëherë i tha dikush një murgu plak :
— At i nderuar, më mëso një lutje të fortë sepse jemi në kohë të kreshmës, dhe i lutem Zotit por ai nuk po më përgjigjet si duhet. Tani që jemi në këtë kohë të bekuar do të doja që të plotësohej kreshma ime duke u lutur, dhe Zoti të më përgjigjej.
Dhe murgu plak i buzëqeshur, u përgjigj :
— Dëgjo more bir !.. Ishin dy njerëz, që ngelën në një ishull në shkretëtirë, dhe nuk mund të ndihmoheshin nga askush..
Ata filluan të bënin secili atë që mundeshe !..
Para së gjithash, ata kishin nevojë për ushqim ..
U lutën dhe Zoti i dërgoi njërit ushqim me bollëk, dhe tjetrit asgjë fare !..
Pastaj kishin nevojë për një strehë të kalonin natën, dimrin dhe të ftohtin ..
U lutën !.. Njëri gjeti një shpellë të rehatshme dhe tjetri nuk gjeti asgjë !..
Kërkuan të kishin një varkë të largoheshin nga ishulli, dhe u lutën përsëri !..
Njëri gjeti një varkë në plazh, kurse tjetri jo !..
Personi që gjeti varkën, para se të largohej nga ishulli, ai mendoi dhe për shokun e tij, i cili ishte po në atë gjëndje si ai, dhe vendosi ta merrte me vete në varkë.
Kur po largoheshin nga ishulli, ai që nuk i dëgjoheshin lutjet e pyeti shokun e tij :
— Përse ty, sa ti kërkosh Zotit ai ti jep, kurse mua fare nuk më jep !?..
Ai ju përgjegj :
— Zoti më dha gjithçka që i kërkova, sepse gjithë kohës, i jam lutur për një gjë :
— Më ndihmo o Zot, sepse dhe unë mundem të ndihmoj !..
Prandaj biri im, i tha murgu plak !..
— Lutja më e fuqishme në kreshmë është, lutja me dashuri !..
Kini dashuri për njëri – tjetrin, dhe Zoti do të jetë kurdoherë me ju !..
#Viki Jano

