KOHA ËSHTË E PAMËSHIRSHME, KOHA ËSHTË TRAGJEDIA E JETËS SONË!!!
Elek Gozsdu, (1849 – 1919) shkrimtar i madh hungarez, me origjinë nga Voskopoja.
Të parët e tij emigruan në zonat Danubiane, pas djegies së vitit 1769 dhe të fundit e fisit figurojnë ende në Voskopojë, në vitet 1784, etj. Paskëtaj ata mbrothësuan me pasuri kolosale duke u ngritur në shtresat e aristokracisë hungareze, si dhe duke ia dhuruar të gjitha pronat e veta komunitetit të Voskopojës që jetonte akoma këtu, në atë kohë. Në Budapest një kuartier, mban akoma emrin e tyre.
Elek Gozsdu mes shumë veprave të tij ka lënë edhe një vepër epistolare, ku nëpërmjet letrave përshkruan dashurinë e tij, me Anna Weisz. Ky idil Platonik, tashmë është xhiruar edhe film me titullin “Kopshti jonë, ndodhet ngjitur pas kopshtit të Perëndisë” (hungarisht: Kertuk Istennel hataros).
Për të kuptuar thellësinë e botës së tij, më poshtë po sjell disa rreshta rreth analizës që ky shkrimtar i madh, i bën Kohës, në në një letër drejtuar Annas, së dashurës të tij:
—————-
“E dashur Zonjë!
Koha është gjëja më e fortë që ka zbuluar ndonjëherë mëndja e njeriut. Në kushte të zakonshme, ne këtë gjë as nuk e vemë re. Koha punon, punon heshtur, pa u ndjerë. Ikja, zhdukja e Kohës, është e pamëshirshme dhe njëkohësisht kur dikush pret, Koha është torturuese që të vijë. Hera herës ajo duket sikur ndalon, madje sikur ndalon fort si të ishte diçka prej metali, e pamposhtur në ndaljen e saj, si të ish prej çeliku. Në raste të tjera, Koha rrjedh shpejt dhe lehtësisht.
Koha është kursi që ndjek i detyruar njerëzimi, Koha është tragjedia jonë. Kohën e ndjejnë vetëm ata që vuajnë dhe ata që presin dhe e pritura akoma edhe më, është një vuajtje në vetvete. Lumturia nuk e ndjen Kohën, ndonëse edhe për këtë Koha, ka mënyra që t’i imponohet …”
———————-
Ilustrimi: Një portret i Elek Gozsdu-t dhe dy skena të filmit në fjalë
Portreti në krah i Elek Gozsdut, është realizuar prej piktorit të njohur hungarez Kernstok Karoly, në vitin 1905, ruhet në Muzeumin e letërsisë Pëtëfi, Budapest si dhe; skenë nga filmi “Kertuk Istennel hataros” (“Kopshti jonë ndodhet ngjitur, me kopshtin e Perëndisë”) Anna Weisz, luajtur në film prej Anna Bánszki, etj.
——————–
Nxjerrë nga: Ilia V. Ballauri, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” fq. 317 ©

@NewsIn.Al

