KreuAktualitetiNjë personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar nga policia...

Një personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar nga policia e Tiranës.

Një personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar nga policia e Tiranës.

Bëhet djalë për Elidon Kotorrin 49 vjeç, i cili kundërshtoi me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Elidon Kotorri, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës”, njoftoi policia.

Mësohet se Kotorri u prangos pasi mbrëmjen e së shtunës ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë kur ata shkuan për ta shoqëruar në komisariat.

Por kush është Elidon Kotorri?

Ai ka qenë një personazh i njohur gjatë fundit të viteve ’90 pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri.

Ai u akuzua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit si edhe plagosjen e një tjetri. Vrasja ndodhi për hakmarrje pasi i vranë shokun e tij, Elton Zajmi në vitin 1998.

Po kështu Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për vendosjen e kamerave të sigurisë, në kundërshtim me ligjin, operacion ky, i cili në 2023 u shtri në disa qytete të vendit.

Mësohet se gjithashtu Kotorri ka qenë subjekt i OFL-së pasi i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.(Ora News)

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit