KreuKulturë / Art- Kolendrat - Sa bukur i përshkruan etnografi kolonjar, prof. Bardhyl Prifti...

– Kolendrat – Sa bukur i përshkruan etnografi kolonjar, prof. Bardhyl Prifti në librin “ Rehova, ashtu si e njoha unë…”

Traditat në Rehovë, Kolonjë – Kolendrat (Kollëndrat)
Sa bukur i përshkruan etnografi kolonjar, prof. Bardhyl Prifti në librin “ Rehova, ashtu si e njoha unë…”

Kolendrat (Kollëndrat)
Festoheshin çdo 24 Dhjetor, një ditë para Krishtlindjeve. Ato ishin festa më e vjetër e fshatit. Kolendrat festoheshin ditën, kur dielli kthehej së prapi dhe kur thuhej, se Viti i Ri do te sillte buken e re. Së bashku me diten e Të Ndjerave, ato tregonin dëshiren për të jetuar në paqe, harmoni midis njerzve. Gëzimi i fëmijeve ishte i madh. Ata ndiqnin me kujdes nënat, kur përgatisnin brumin e kulecëve te misërt e të grynjtë, gdhendnin “xholet”, përgatisnin torbat e vogla të zbukuruara me thekë, për ti mbushur me kuleçë dhe prisnin Xhakon me Kostën ti binin kambanës së vogël që pa gdhirë mirë. Mblidheshin të sheshi i kishës dhe ndaheshin sipas lagjeve. Me torbat e bukura dhe me xholet në dorë, fëmijët … shkonin derë me derë, trokisnin me comage(xhole) te porta dhe këndonin:
Kollëndra, millëndra/ qeni jashtë e macja brenda/ nëm moj nuse një kulac / se do vete Bozhigrad/ Bozhigrad e tutje/ me djem e me nuse/ Nuset me baluke/ djemtë me percuke/ sa lesh mbi tre desh/ aq bereqet të kesh!
Zonja e shtepisë dilte me kanistër në dorë, u jepte fëmijëve kuleçë…. karamele, arra, fiq, kumbulla të thata, mollë, gështenja etj. Kuleçët e grurit zbukuroheshin me pirua, duke u bërë me gisht një gropë të vogël në mes. Kuleçët i ngjanin pamjes së diellit . Çdo fëmijë ruante një kulaç gruri me vrime në mes , për Ditën e Ujit të Bekuar, për ta varur në Kolendricë. (A.Çuçllari)

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit