HomeAktualitetiKompani “guackë” për portin e Durrësit

Kompani “guackë” për portin e Durrësit

Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Symphony Real Estate Development ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Nga të dhënat e QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

 

Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania. Erion Isufi, që në qarqet politike dhe mediatike njihet si “kunati i Bashës”, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit./ MCN

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments