Si nuk e ngritëm një herë zërin për të drejtat tona? Çfarë populli jemi… çmimet në stratosferë, ne merremi me të tjerë… Na vërtitin, na përdorin, na hedhin kundër njëri tjetrit dhe ne “lepe – peqe”… popull buke jemi, por dhe për atë nuk ngrihemi… Edhe çmimi i saj vendoset ne tavolina “gurmeje” , atje ku nuk ulesh dot as përballë, për të lëpirë pak buzët… poooo, kështu katandisëm : “Të kënaqur që mundemi të lëpijmë buzët! ”
Sa keq, sa pështirë… të të tërheqin pas hunde, ata që deri dje i quaje “qyrramanë”… Të gjithë flisni për vjedhjet dhe abuzimet, për jetën me kosto të papërballueshme dhe të gjithë ngroheni në diell… dhe lageni në shi… d.m.th me sytë nga qielli!

Ngrihuni.. është e drejta elementare e njeriut!
Do t’i bashkoheni protestës sot, kundër rritjes së çmimit të naftës?
12:00-15:00 fiken makinat!
#NewsIn. Al

