50 fëmijë, 52 krijime në poezi e prozë, 38 prej të cilave nga Greqia.
Një konkurs që në edicionin e tij të dytë premton vazhdimësi e një gjeneratë që na vërtetoi se sa të nevojshëm e paskan patur një organizim të tillë.
E përsëris shpesh, e di, por derisa të dëgjohet edhe atje ku nuk ka shkuar ende jehona, po e përsëris edhe një herë.
Komuniteti shqiptar në Greqi, theu çdo paragjykim të të tjerëve ndaj tij. Statistikat e mësipërme tregojnë se as ndjeshmëria e prindërve ndaj gjuhës amtare është venitur e as pas dore është lënë mësimdhënia nga mësuesit tanë të apasionuar.
Gjenerata e re, me komoditetin e të ndjerit vendas dhe me pothuajse as me të voglën ndjenjë inferioriteti mbi shpinë, na tregoi rrugën e integrimit, atë rrugë që për fat të keq vetë ne e kemi veshur me vështirësi e sakrifica fantastike deri më sot.
Greqi, Norvegji, Itali, Zvicër, Angli, Suedi
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi
në një libër e në versionin më të çiltër, me të bukur, me shpresëdhënës, e më një botë të tërë brenda.
“Merr një varg dhe eja”
Mirupafshim në edicionin e ardhshëm!

