HomePe KorçeKorça nuk është vetëm një grup seksioni, zoti Salianji, është shumë më...

Korça nuk është vetëm një grup seksioni, zoti Salianji, është shumë më shumë se aq.

Korça nuk është vetëm një grup seksioni, zoti Salianji, është shumë më shumë se aq.

Ti edhe tani pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në PD nuk vazhdon të jesh i sinqertë, kur deklaron se ishe në takim me demokratët e Korçës!

Kërkon bashkim? Thua se je më i votuari? Cili ishte qëndrimi yt deri më 7 mars ditën që papritur u gdhive me mendimin se demokratët e 11 dhjetorit nuk janë antiamerikanë, ashtu si ju i kishit etiketuar ?

Ato vota që more më 25 prill, i more në emër të gjithë PD, jo vetëm si përfapësues i Lul Bashës. Në Korçë i njohin demokratët dhe ata dhe vetëm ata mund dhe duhet ta bëjne bashkimin…ata që ju përkrahin dhe ata që ju i dëbuat dhe anatemuat janë një, janë demokratë. Ti nuk mund ti përfaqësosh të gjithë, sepse që të bësh këtë duhet të shkosh në seli dhe të kërkosh votbesim. Demokratë armiq dhe antiamerikanë, apo sharlatanë nuk ka…ka drejtues të tillë që për hir të një karrigeje, bëjnë 100 deklarata, të pa ngjashme me njëra tjetrën.

Ja dhe deklarata e zotit Salianji ku thotë se ka takuar demokratët e Korçës, jo vetëm një grup seksioni;

‘Isha në një mbledhje me demokratët e Korçës dhe ne duam bashkimin real të PD që nuk vjen nga numërimi fiktiv, por bashkimi rreth votës.

Vetëm kështu PD mund të rritet, unë si deputet jam më i votuari në këtë zonë dhe do t’i qëndroj besnik këtyre edhe nëse duan të bëjnë garë të bukur janë të mirëpritur ata që mendojnë ndryshe.

Nëse do të vazhdohet me përçarje, PD-ja do të jetë më e dobët. Demokratët janë të shqetësuar për fatin e PD, PD rritet duke vlerësuar kontributet duke mos imponuar asnjë nga palët njerëzit e vet’!

-Në Korçë këto mendime që sot deklaron Salianji, qytetarët dhe demokratët bashkë i kishin para se të gdhihej 7 marsi, dita qe ai dhe një pjesë e deputetëve te PD hodhën poshtë “opsionin demokrat të fitores” të liderit  Basha…Më mirë vonë se kurrë, thotë populli – Ju e treguat veten që jeni të vonuar…si mund të jesh lider dhe ti kuptosh gjërat më vonë se zgjedhësit e tu?

Kërkoni ndjesë  Ervin…dhe për këtë besoj se do ju vlerësojnë…Korçarët dinë të falin…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments