KreuAktualitetiKorçë. Vranë 26 vjeçarin dhe inskenuan dyshime për vetvrasje...dalin në gjykatë për...

Korçë. Vranë 26 vjeçarin dhe inskenuan dyshime për vetvrasje…dalin në gjykatë për vlerësim mase sigurie tre autorët.

Dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj e kanë mohuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”.

Mirëpo, autori tjetër, Bleti Angjo, i cili ka qenë i punësuar si çoban tek Valter Mollaj, është pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, ka drejtuar gishtin pikërisht tek 26-vjeçari Valter Mollaj si ekzekutor i krimit.

Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa Martin Çeçon, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur me litar dhe e kanë hedhur në ujë.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria ka pretenduar në gjyq se Valter Mollaj ka pasur marrëdhënie me vajzën, dhe sipas Akuzës, ai pretendohet si ekzekutori i të riut.

Kanë mbëritur në Gjykatën e Faktit Korçë 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços, për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit në flagrancë. Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, pasi mbytën dhe hodhën në rezervuarin e Kolanecit trupin e viktimës.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht, ndërkohë që vajza thuhet se kishte krijuar raporte sentimentale edhe me një nga autorët.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit