Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.
Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.
“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.
Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.
“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.
Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni, duke treguar qartë një romancë dashurie mes tyre.
“Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokurorët e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor. Seanca për ish-drejtoren e SHISH është caktuar për orën 12:00. GJKKO ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, ndërsa ajo dyshohet për veprat penale, përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit.
”NewsIn.Al
