“O hajdut”/ Studentët kapin Bledi Çuçin në lokal! Revoltohet Dalina Fico i godet me shishe uji dhe pirunj të rinjtë: Unë jam gruaja, t’ju vij turp
Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka rënë “pre” e protestuesve në Tiranë gjatë mbrëmjes, teksa ishte në një tavolinë të jashtme të një lokali së bashku me bashkëshorten e tij, Delina Fico.
Siç shihet në pamje, protestuesit i janë drejtuar Çuçit me thirrjet “O hajdut”, “burg”, “burg”, “burg”. Por, bashkëshortja e tij ka reaguar ashpër dhe ka gjuajtur drejt tyre me pirun dhe shishe uji.
“Rama në burg, Çuçi në burg, Berisha në burg”,shtojnë ata.
Kujtojmë që më herët protestuesit kanë “shënjestruar” edhe Belinda Ballukun, Taulant Ballën dhe Zegjine Çaushin.
Kush i lejon këta protestues të provokojnë edhe në një tavolinë dreke?
Të protestojnë kanë të drejtë, por jo të provokojnë në çdo ambient!

@NeesIn.Al

