Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNisin reshjet e para të dëborës në këto zona, moti sot, 25...

Nisin reshjet e para të dëborës në këto zona, moti sot, 25 shtator 2026

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë vendin, ku në zonat Perëndimore priten edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, ku intensiteti më i lartë i tyre pritet në zonat jugore-jugperëndimore. Në majat e maleve do të shfaqen reshjet e para të dëborës. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike në orët e vona të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, vlera më e ulët e shënuar në skajin verior, deri në 24°C, pritet vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments