Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ Krenaria Shqiptare në Zemrën e Shkencës Kanadeze – Kozeta Miliku”

“ Krenaria Shqiptare në Zemrën e Shkencës Kanadeze – Kozeta Miliku”

“Krenaria Shqiptare në Zemrën e Shkencës Kanadeze – Kozeta Miliku”

Në një botë ku shkenca ka nevojë për mendje të ndritura dhe zemra të përkushtuara, një emër shqiptar po shkëlqen fort mes pesë yjeve më premtues të kërkimit shkencor në Kanada: Kozeta Miliku.

Krenaria korçare

E lindur në Korçë dhe e formuar në auditorët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Kozeta nuk i vuri kufij ëndrrave të saj. Me një pasion të pashuar për shëndetin e fëmijëve dhe parandalimin e sëmundjeve që nisin që në bark të nënës, ajo ndoqi rrugën e dijes në Erasmus University Medical Center në Holandë, për të mbërritur më pas në Kanada – atje ku kontributi i saj shkencor u bë i dukshëm për të gjithë vendin.

E vlerësuar nga prestigjiozja The Globe and Mail si një ndër pesë shkencëtaret më premtuese në të gjithë Kanadanë, Kozeta është bërë simbol i përkushtimit, dijes dhe shpirtit që nuk harron prej nga vjen. Në fushën e epidemiologjisë klinike, ajo hulumton mbi obezitetin dhe sëmundjet kronike që prekin fëmijët, duke hedhur dritë mbi ndikimin e ushqimeve ultrapërpunuara në shëndetin e brezave të ardhshëm.

Jo vetëm një shkencëtare brilante, por edhe një shembull frymëzimi për çdo të ri shqiptar që ëndërron të ndryshojë botën me dije, guxim dhe përkushtim.

Kozeta Miliku është dëshmi se kombi ynë ka bij e bija që edhe përtej oqeanit, mbeten të lidhur me rrënjët, por rriten për t’u bërë degë shprese për gjithë njerëzimin. Ajo është zëri ynë në laboratorët më të avancuar të kërkimit, krenaria jonë që rrezaton përtej kufijve.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments