Kreu i ri i BKH pritet të shpallet sot — ja kush mbetet në garë pas skualifikimit të një kandidati
Komisioni i Verifikimit pranë SPAK pritet të publikojë këtë të mërkurë emrin e kandidatit që do t’i propozohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Nga 13 aplikime të dorëzuara, vetëm 7 kandidatë kaluan fazat e thelluara të vlerësimit. Gjatë fazës përfundimtare, mësohet se një prej tyre është skualifikuar, duke e çuar në 6 numrin e kandidatëve që vijojnë garën për “FBI-n shqiptare”.
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Gjatë procesit të vlerësimit, kandidatët kanë kaluar testin e arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, verifikimin e figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit.
Seanca përfundimtare zhvillohet në prani të përfaqësuesve të BE-së dhe OPDAT, të cilët kanë asistuar në të gjitha etapadat e procesit të përzgjedhjes.
Pasi Komisioni të dërgojë emrin e përzgjedhur në KLP, “qeveria e prokurorëve” do të votojë kandidatin që do të marrë mandatin 5-vjeçar në krye të BKH.
Vendimi vjen pas përfundimit të mandatit të ish-drejtoreshës Aida Hajnaj, në muajin gusht të këtij viti.
@NewsIn.Al

