Po i referohemi gazetarit Artan Hoxha për nlë atentat “të paralajmëruar” të ndodhur dje në qytetin e Shkodrës. Ja çfarë shkruan gazetari i njohur në postimin e tij:
Sot pasdite, rreth ores 17:30, personeli i spitalit te Lezhes ka mbetur i befasuar, kur ne urgjencen e tij eshte paraqitur nje shtetas ende i panjohur, i cili ka kerkuar ndihme te menjehershme mjekesore. Personi i panjohur ka zbritur nga mjeti i tij nje shtetas te palgosur, i cili me pas u identifikua si 34 vjeçari Vinçenc Piroli, me origjine nga Kurbini, por banonte ne Shkoder.
I panjohuri ka lene te plagosurin ne spital dhe eshte larguar me shpejtesi pa mundur te identifikohet.
Policia e Lezhes po kontrollon kamerat e sigurise per te bere te mundur identifikimin e mjetit dhe personit te panjohur, qe dorezuan te plagosurin ne spitalin e Lezhes.
Mjeket e spitalit ne Lezhe jane perpjekur ti japin ndihmen e pare te plagosurit, por kur kane pare se kishte nevoje per ndihme me te specializuar, e kane nisur ate me urgjence drejt spitalit te Traumes ne kryeqytet.
Nga te dhenat e para rezulton, se Vinçenc Piroli eshte plagosur ne Shkoder, ne rrethana ende te pasqaruara mire. Autori e ka qelluar Pirolin ne gjoks dhe ne bark.
Policia nuk ka patur dijeni per ngjarjen e Shkodres, deri sa i plagosuri eshte derguar per ndihme ne spitalin e Lezhes.
Jane marre masa per sigurine e Pirolit, nderkohe po hetohet se çfare ka ndodhur ne te vertete. Kush e ka qelluar Pirolin ne Shkoder?! Pse te plagosurin nuk e kane derguar per mjekim ne spitalin e Shkodres, por ne ate te Lezhes?!
Po cili eshte ne te vertete Vinçenc Piroli?!
Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli eshte ne kerkim nderkombetar per shkak se akuzohet direkt si autori i nje atentati te kryer ne komunen e Ulqinit, ne Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrare shtetasi malazes Momçillo Gjurishiç 68 vjeç.
Policia e Malit të Zi, hetoi per me shume se tre muaj e gjysem, duke bashkepunuar dhe me policine shqiptare, deri sa arriti te provonte se kush ishin autoret e vrasjes se 4 korrikut te vitit te kaluar ne Ulqin.
Ne nje konference shtypi, me date 12 tetor 2021, policia malazeze deklaroi publikisht se kishte zbardhur atentatin ndaj Momçillo Gjurishiç.
Sipas policise se Malit te Zi, autoret e ketij krimi jane shtetasit shqiptar,
Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjine nga Kurbini.
Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
“Zyrtarët e sektorit kundër kriminalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht, dy shtetas shqiptarë Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.
Boshkoviç tha se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së autoreve”.
Nga hetimi i policise malazeze ka rezultuar se autoret jane futur ne territorin e Malit te Zi ne menyre legale ne oret e para te 4 korrikut.
Ata jane larguar ne drejtim te Shqiperise menjehere pasi kane kryer krimin ne Ulqin, permes pikes se kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.
Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese, te cilet jane kontraktuar per te kryer krimin per motive te hakmarrjes.
Ne 2 mars te vitit 2017, djali i viktimes, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me arme zjarri ne qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.
Autori u kap vetem 20 minuta pas krimit dhe familjaret e tij u shprehen te shqetesuar, se i druheshin nje hakmarrje nga 3 vellezerit e tjere te viktimes nga Kosova.
Policia malazeze dyshon se te afermit e viktimes nga Kosova, kane paguar per tu hakmarre, dy vrasesit nga Shqiperia.
Djali i Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç, u denua si autor i vrasjes se 53 vjeçarit nga Kosova. Por te afermit e Likajt, kane mbetur te pakenaqur nga ky vendim, dhe kane menduar ta vendosin vet drejtesine.
Sipas hetimeve te policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, perpara lokalit te tij ne Ulqin, eshte kryer nga Vinçenc Piroli, ndersa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmesit.
Edhe pse jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga 12 tetori i vitit te kaluar, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kane vazhduar te qendrojne te lire ne territorin e Shqiperise, deri sa sot pasdite, Piroli ka rene prej e nje atentati te papritur.Artan Hoxha
@NewsIn.Al