KreuAktualitetiKristo Floqi, personaliteti poliedrik i lënë për shumë kohë ne harresë, do...

Kristo Floqi, personaliteti poliedrik i lënë për shumë kohë ne harresë, do nderohet nga Bashkia Korçè, me titullin “Qytetar Nderi”

Kristo Floqi, personaliteti poliedrik i lënë për shumë kohë ne harresë, do nderohet nga Bashkia Korçè, me titullin “Qytetar Nderi”

Këshilli i Bashkisë Korçë , njofton se ditën e Enjte , datë 30 Qershor 2022, ora 13:00 do të zhvillohet mbledhja e rradhës , në sallën e Këshillit Bashkiak…

Në një nga pikat e rendit të ditës bie në sy vlerësimi që do ti bëjë me të drejtë bashkia, një prej figurave kryesore të artit, kulturës, politikës, të jetës shoqërore, në vitet e para të shekullit të 20,  zotit Kristo Floqi.

Ishte dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filiologjisë, pranë Universitetit Fan.S.Noli, pros,As.Dr Jonela Spaho, që me botimin dhe promovin e studimit monografik për jetën dhe veprën e Kristo Floqit, e risolli pas shumë vitesh  përpara qytetarëve korçaré dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të “Vatrës” në USA.

Ja dhe renditja e vendimit ne Këshillin bashkiak:

.18- PËR NGRITJEN DHE PËRBËRJEN E KOMITETIT KËSHILLIMOR PËR DHËNIEN E TITULLIT QYTETAR NDERI Z.KRISTO FLOQI (PAS VDEKJES).

“Nga Kristo Floqi (1876-1949)

ATDHEU JUAJ
Po kush është atdheu juaj, o djelm? Atdheu juaj nuk është fusha ose kodra e katundit tuaj, xhamia ose kisha e fshatit, minaretë ose kambanoret kryepërpjeta, oxhaqet e shtëpive, ose kasollet tuaja. Atdheu juaj është Shkodra për korçarin, Korça për Kosovarin, Kosova për Kolonjarin, Kolonja për Hotasin e Grudasin, Hoti e Gruda e Plava e Gusia për Devollasin e Danglliasin, Devolli e Dangllia për Bregdetasin e për Çamin dhe Çamëria e Himara për Dibranin e Lumjanin. Atdheu juaj është gjithë toka shqiptare brenda e jashtë përtej detevet e kudo, ku ka shqiptarë e ku flitet gjuha e lehtë e e bukur, gjuha tingëllore e Shqipërisë. Atdheu është gjaku ynë, i prindëvet, e i të parvet tanë, ai gjak i vlertë që është derdhur mbi altarin e Atdheut për shpëtimin e tij. Është bashkimi ynë dhe dëshira për një rrojtje të lirë e të panjolltë; është qielli i bukur e i kaltërt që mbulon Shqipërinë, është Dielli i flakët e i ëmbël që ndriçon Shqipërinë, është deti i blertë me tallazet e valët e tij që përlag zallet e Shqipërisë, janë fusha e malet e kodrat e bregoret e pllajat e rripat e liqenjt e lumenjt’ e kulluar të Shqipërisë! Atdheu është kombi ynë i prirë prej flamurit tonë të kuq e të zi dykrenor, që duhet ta duam me mish e me shpirt e ta adhurojmë e ta mbrojmë me gjakun tonë. Ky është, djelm, Atdheu juaj!”

Korça mirëpret dhe përshëndet vendimin e Këshillit të Bashkisë Korçë, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, zotit Kristo Floqi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit