Imazhi Shqiptar
Një urim i bardh më del nga zemra e shpirti për çdo të ri e të re të Kombit Shqiptar!(ani pse po jetojmë kohë të vështira pandemie)
Për Ty i ri e re, për ty prind e mësues, për ty arsimdashës shqiptar kudo gjëndesh, të uroj Imazhbardhësi fillimin e vitit shkollor, të dijes e dritës!
Filli i vitit të ri shkollor, është ngjarje e rendësishme, në jeten arsimdashëse të një vendi. Sot, dita e parë e shkollës! Ditë e bardh për nxënësit, mësuesit e prindërit! Ju uroj më të mirat, suksese dhe arritje, në hapësirën e pafundme të dijes!Ti mësues , edukoje dhe përkushtoju nxënësit, me nxënë sa më shumë, dije dhe shkencë, sikur të ishte fëmija i juaj dhe trashgimtari i vetem! Ti mësues, mos harro, ke qënë edhe ti dikur nxënës, me emocionet e fëmijës. Ti mësues, gëzohu, kur nxënësi kërkon të mësojë, më shumë se programi i jomirëpërcaktuar! Ti prind, gjëndju pranë, ndihmoje dhe edukoje, përkushtoju fëmijës tënd, sikur të ishte fëmija i vetem i fisit, katundit, fshatit, apo qytetit! Përkushtoju dhe edukoje, sikur fëmija i juaj, do bëhet lideri i të gjithëve në jetë, në të ardhmen! Edukoje dhe mësoje, me nxënë më të mirat, më të arrirat dhe më të rejat e dijes e shkencës! Ti nxënës, vetëpranoje shpirtërisht e me zemër të hapur e të bardh, si mentor mësuesin tënd të dashur! Ti, nxënës i dashur, dëgjoje me endje prindin dhe mos u merzit se të kërkon, të bëhesh më i mirë se Ai! Ti je, drita e syve te atij! Thot populli, se vetem Prindi e don Fëmijën, më shumë se veten. Ti nxënës, mendo, ëndërro, mëso e edukohu, sikur nesër do bëhesh, mësues, poet, piktor, gazetar, jurist, ekonomist, mjek, inxhinier, apo punëtor i kualifikuar, etj, etj… Mësues, nxënës, prind, edhe njëherë, ju uroj gëzuar, urime, suksese! Çdo sek, min, orë me nxënë, me nxënë, me nxënë! Edukim, edukim, edukim! Trajnim, trajnim, trajnim, me ec për të kap majat e dijes! Urime pa fund!… Edhe unë, jam, Nxënës si Ti, edhe unë, jam Mesues si Ti, edhe unë, jam Prind si Ti!…
Sa më shume të ditur, mendjendritur, mendjehapur, vizionor e të arsimuar të kemi, aq më shpejt do bëhemi pjesë e civilizimit përendimore të vlerave universale të liri-demokracisë, dhe do integrohemi ne strukturat euro-atlantike në vendin, që i përkasim prej qindra shekujsh e na takon ne jetë të jetëve…
Mos harroni edhe njëherë se fillesat janë tepër të rëndësishme në Udhën e Dijes…
Urime, urime, suksese, arritje dhe vetem suksese e mbaresi paçi!
Perkushtimisht Astrit Memia!
NewsIn. Al