KreuAktualitetiKush e di çfarë ka "hequr" i shkreti drejtor që kurseu 1.5...

Kush e di çfarë ka “hequr” i shkreti drejtor që kurseu 1.5 milione euro…

Ish-drejtori i Aluiznit, Ferdinand Shehu ditën e sotme pranë Gjykatës Administrative ka dorëzuar një padi kundrejt  Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, pasi sipas tij i kanë kushtuar një dëm të madh ekonomik, shkruan NewsBomb. Al

Shehu ka bërë me dije se gjatë periudhës kur ai ishte me pushime llogaria e tij bankare me shumë prej 1.5 milioë  euro ishte bllokuar, ku më vonë pas një verifikimi të kryer nga Gjykata këto para kanë rezultuar që nuk kanë qenë produkt i aktiviteteve të dyshimta.

Ai tani kërkon që Drejtoria e Psstrimit të Parave ti paguajë të gjitha kamatvonesat, për shkak se këto para ai do ti investonte në bursë dhe kërkon fitimin e munguar.

Kush e di çfarë ka hequr i shkreti drejtor që kurseu 1.5 milione euro… po edhe trashëgimi mundet të ketë,  ose ja kanë falur…

Ndaj “ka të drejtë” që pasi i bllokuan llogarinë prej 1.5 milionë euro, ish-drejtori i ALUIZNI-t Ferdinant Shehu të çojë në Gjykatë Drejtorinë e Pastrimit të Parave

##NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit