KreuAktualitetiKur je drejtues i një force politike duhet që të ketë mendja...

Kur je drejtues i një force politike duhet që të ketë mendja peshë! Nuk ka armik në demokraci, ka vetëm kundërshtar politik!

Vetëm Enveri i shpalli armiq kundërshtarët politikë…pasuria e DEMOKRACISÉ është kultura e bashkëjetesës me mendimin ndryshe!

Protesta e djeshme e PD, si në çdo vend tjetër të botës së qytetëruar ishte masive, paqësore dhe si e tillë meritonte vlerësim…por protestës së demokratëve sipas çdo të drejte në pluralizëm, ju bashkëngjit dhe gjuha e urrejtjes nga lideri i Opozitës, i cili shpalli armik kryeministrin e vendit.
Shoqëria njerëzore ka dy mënyra për të shkuar përpara : “evolucionin dhe revolucionin”…
Kombet e qytetëruara zgjedhin evolucionin, sepse duke qenë të qytetëruara klasat drejtuese e kuptojnë dhe veprojnë përpara se populli të zërë rrugët me barikada… japin zgjidhje, ndryshojnë dhe përmirësojnë sistemin…
Nuk është e drejtë që njerëz të një qyteti, lagje apo rrugice të kthehemi në hasëm, sepse mendojmë ndryshe !?!?
Ku është demokracia në këtë vënd? Çfarë kuptimi mund të ketë kjo fjalë e magjishme “Demokraci” nëse nuk ka lirinë e njeriut në të menduar, vepruar dhe të qënurit i barabartë para ligjit?
Si mundet të provokohet kaq hapur një popull? Çfarë duam; Luftë civile, apo shtet ligjor me themele qytetare dhe demokratike…?
Të shkojmë në zgjedhje, të votojmë, apo të jemi thjesht zbatues urdherash?
Kujdes… Kur je drejtues i një force politike duhet që të të ketë mendja peshë!
Nuk ka armik në demokraci, ka vetëm kundërshtar politik!

Ndaj në sistemin që duam dhe meritojmë të kemi nuk duhet të ketë më vend për politikanë që drejtojnë në emer të ca njerëzve mbi disa të tjerë …

Cilësimi “armik” u përsërit dhe nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i cili reagoi në lidhje me protestën masive të opozitës:

“Për ndonjë nga ata “ironikët” e dëshpëruar e të vetmuar që pyesin: “A e rrëzuat Ramën mbrëmë?”

Manifestimi i protestës mbrëmë pati dy mesazhe thelbësore për këdo që ka sy të shohë, veshë të dëgjojë e mend të kuptojë:

Së pari-demokratët janë përfundimisht të bashkuar (e jo vetëm demokratët) me një qëllim të vetëm e të përbashkët.
Së dyti-Rama për opozitën, por dhe për shqiptarët në përgjithësi, nuk është me kundërshtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tillë!” shkruan Paloka.

Nuk është kjo Demokracia zoti Paloka…ja si u ndrua pushteti në Greqi:

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit