KreuAktualitetiKujt i "vrasin" veshin serenatat? Çfare demi shkakton nje tingull kitare, pas...

Kujt i “vrasin” veshin serenatat? Çfare demi shkakton nje tingull kitare, pas ores 22:00?!/ILIR JANO

Kujt i “vrasin” veshin serenatat? Çfare demi shkakton nje tingull kitare, pas ores 22:00?!

U çudit i madh e i vogel nga liberalizimi i ores policore. Muzika si shperndarese e Covid ndalohet pas ores dhjete te mbremjes,  nderkohe qe u shty nje ore leja e qendrimit neper klube…

Grupi i eksperteve mbase di me shume se te gjithe,  por ja qe dhe mendja e njerezve duhet mbushur.  Ca e ca falenderojne zemergjeresine e eksperteve qe ju lejojne te rrine pa frike ne lokale dhe te shohin europianin… shtesa dhe penalltite kane bere vaksinen dhe mund te shikohen lirshem deri ne fund… Epo shyqyr se detyroheshn njerezit te shikonin vazhdimin e ndeshjeve ne shtepi!

Nuk po flas per rrezikun e Covid nga ana mjekesore,  sepse nuk marr vesh,  por nuk arrij ta kuptoj se si nje lokali ne natyre,  te tejmbushur,  “te dehur” nga aroma e birrave  apo kernackave , pas ores 22, tingujt e kitares mund ti bejne gjemen?

Turizmi eshte e vetmja “industri” dhe qe kjo te funksionoje duhen te gjitha te shkojne paralel. Si mundet te jene kaq indiferente keta perfaqesues firmetare karshi bizneseve qe mezi e presin kete sezon???  Me ndodhi dje ne nje lokal veror ku po darkonim me shoke te ardhur nga USA,  kur nga ora njembedhjete me ze te ulet,  pa kitare, “labçe” po kendonim “Profesor i dashur”… Eee,  nuk arritem ta mbaronim kengen,  sepse ja mberiten policet… NDAL… PO SHKELNI LIGJIN!

Ndalohet muzika shkruan ne ligj,  jo kenga… Zeri nuk eshte muzike, as orkester…Nese e ndaloni shkruajeni ne ligj! Maskat ne xhep i kemi…

#Ilir Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit