KreuKulturë / ArtKur do të ndërtohet Pallati i Kulturës "Dhimitër Orgocka" në Maliq?  Është...

Kur do të ndërtohet Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq?  Është nje interesim i madh i gjithe maliqarëve dhe artdashësve kudo në Korçë.

Kur do të ndërtohet Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq?  Është nje interesim i madh i gjithe maliqarëve dhe artdashësve kudo në Korçë. Kur u dogj para disa vitesh u bënë dhe projektet e rindërtimit, të cilat mbetën të pazbatuara për një kohë të gjate. Kryetari i bashkisë zoti Gëzim Topçiu, në fillim të vitit dha lajmin për lëvrimin e fondeve dhe fillimin e punimeve.

Ja çfarë shkruan zoti Topçiu para katër vitesh për rindërtimin e teatrit që mban emrin e aktorit dhe regjisorit të nderuar Dhimitër Orgocka: 7 shkurt 2018

 

Maliqi e meriton !
Tashmë projekti : “Qëndra Komunitare dhe Kulturore -Dhimitër Orgocka- Maliq” është gati ! Projekti ndërthur stilin neoklasik me atë modern duke synuar mbajtjen gjallë të jetës shpirtërore në shërbim të komunitetit . Para pak kohësh arkitekti i njohur Z.Artan Shkreli shkruante:
“Nese ka nje qyteze e cila ne Shqiperi u lind krejtesisht ne stil neoklasik, ndonese ne neoklasicizmin e vonuar te shek XX, kjo qyteze eshte Maliqi prane Korçes; dhe nese ka nje embleme te kesaj qyteze, konceptuar nga arkitektet sovjetike qe ne 1948-en, kjo eshte ndertesa e Qendres Kulturore qe fatkeqesisht u dogj aq keq para pak diteve.
Rindertimi i saj, duke perfshire eventualisht edhe sherbime te tjera, eshte me teper se nje detyrim funksional ndaj komunitetit, eshte perforcimi i identitetit tashme “klasik” te nje prej qendrave te banuara me heret ne historine e ketij vendi.
Apel Qeverisē Shqiptare për financim !

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit