KreuKulturë / ArtNJË URIM NDRYSHE NË PASDITLINDJEN E ISMAIL KADARESË.../ Nga USA Shefqet Meko

NJË URIM NDRYSHE NË PASDITLINDJEN E ISMAIL KADARESË…/ Nga USA Shefqet Meko

NJË URIM NDRYSHE NË PASDITLINDJEN E ISMAIL KADARESË
Të gjithë uruan Ditlindjen e Kadaresë. Unë në këtë anën perëndimore të Atlantikut, shikoja “dallgët “ e urimeve. Ai meriton të gjitha, edhe pse Ai më mirë se kushdo di se janë hipokrizi dhe “përdredhje” shqiptare. Disa botonin një “Foto me Kadarenë” të tjerë sillnin detaje si për të thënë “Jam i madh si Kadare”. Ai ka madhështinë e vet krijuese me të gjitha labirithet që ka një “Piramidë Shqiptare”. Nën peshën e viteve unë jam i sigurt se Kadare mendon ndryshe për Ditlindjet. Unë e dua dhe nuk kam frikë të shprehem për Veprën Kadare. Por unë mendoj se nderimi më i madh për Ismail Kadarenë është vetëm një: Ta ruajmë Gjuhën e Kadaresë. Ta ruajmë Shqipen përmes së cilës lindi një Gjeni… Ai dhe Brezi i Tij janë kontribuesit më të mëdhenj të Gjuhës Shqipe. Një përbetim ndaj kësaj trashëgimie është Urimi Më i Mirë për Kadarenë. Sepse na mbytën idjotët që nuk dinë të shkruajnë shqip. Na mbytën “kasapët” e Gjuhës Shqipe, na bastarduan Gjuhën të palexuarit…Kjo mund të jetë Klithma Kadare, besoj unë: Ruajeni Gjuhën Shqipe. Mos e shartoni, mos e gjymtoni, mos e tallni Gjuhën Shqipe… Sepse jetojmë kohën e “përdhunimit” publik të Gjuhës Sonë që fillon nga Ekranet e Shëmtuara… Nëse ngrihemi të gjithë kundër këtyre “kirurgjive” shtazarake ndaj Gjuhës Shqipe…atëhere, Fishta, Konica, Migjeni, Noli dhe Kadare bashkë me Agollin do na thonë: FALEMINDERIT! A ka dhuratë më të bukur?!…     *(Shefqet Meko)*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit