KreuAktualitetiKur humbet zgjedhjet e përgjithshme , nuk ka dorëheqje për rikandidim./ARMAND ILIA...

Kur humbet zgjedhjet e përgjithshme , nuk ka dorëheqje për rikandidim./ARMAND ILIA BAZE

Politikanë të lartë këtu , pse jo dhe opioniste nuk kuptojnë , nuk kanë të qartë , që kur humbet zgjedhjet e përgjithshme , nuk ka dorëheqje për rikandidim.

Tani dëgjova ish presidentin Nishani që tha se pas dorëheqjes , Basha edhe mund të kandidojnë . Pra e thënë ndryshe mund të dalësh nga dera dhe të hysh nga dericka. Në humbje (jo vetëm për të disatën herë ) jep dorëheqjen dhe largohesh pergjithmone , pa ekuivok, nga lidershipi. Ky eshte koncepti në perëndim .

Për gjëra që zgjidhen në një minutë , ketu harxhohet kohë dhe energji e kotë pa fund.

Këtu ka parti kryetar, shpk pa numur dy, pa shizma brënda partisë . Edhe një aksident shëndetsor i kryetarit mund të sjellë deri shpërbërjen ,sepse ai dhe vulën e mban në xhep.Kush mendon qoftë edhe disi ndryshe nga lidershipi, flaket jashtë . Brënda partive nuk ka garë dhe që këtu dëmtohet demokracia që në qelizë , për rrjedhojë edhe çdo mundësi ripërtëritje .

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit