
Gjatë muajit Prill 2021, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Shoqata “Disutni Albania”Korçë realizuan konsultime dhe informime për për punën në riciklimin e mbetjeve me 90-të grumbullues rom dhe egjiptian në Bashkinë Korçë. Këto aktivitete kishin për qëllim informimin dhe konsultimin e grumbullesve individual rom dhe egjiptian për punën në sektorin riciklimin e mbetjeve në kontekstin e sektorit të menaxhimit të mbetjeve në Korçë. Rregullat e sigurimit teknik në punën me mbetjet, mënyrës së operimit në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, përfshirë tregun e mbetjeve të riciklueshme apo ndalimit të mbështetjes së ekonomive të tyre familjare nga puna informale dhe puna e fëmijëve ishin disa nga temat që u trajtuan në këto sesione. Aktivitetet informuese/konsultuese u realizuan në venbanimet rome/egjiptiane dhe pikat e riciklimit të mbetjeve të Gjeologjikes, Kulla e Hirit dhe Ura e Fajancës në Bashkinë Korçë.

Pritet që brenda muajit Qershor 2021 nisma të prodhojë raportin e studimit “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve” për Bashkinë Korcë dhe gjithashtu të mundësojë fillimin e procesit të rregjistrimit të grumbulluesve individuale në riciklimin e mbetjeve nga ana e Bashkisë Korçë.


Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit “Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” zbatuar nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Shoqata “Disutni Albania” Korçë me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.


