KreuAktualitetiMendoj se rezultati duhet të respektohet dhe Shqiptarët nuk i kanë borxh...

Mendoj se rezultati duhet të respektohet dhe Shqiptarët nuk i kanë borxh askujt… /Av,ESMERALD XHAFA

Pas zgjedhjeve.

Shumë veta më kanë pyetur në lidhje me zgjedhjet, në respekt të marrëdhënieve po iu përgjigjem ketu.

Zgjedhjet ishin ato të cilat i dimë të gjithë.

Mendoj se rezultati duhet të respektohet dhe Shqiptarët nuk i kanë borxh askujt të kenë shqetësime nga protestat,opozitarët nuk i kanë borxh asnjë lideri ta ndjekin nga pas duke protestuar.

Nuk i kanë borxh askujt sepse që në 2017 liderat she opozita kanë patur kohën e mjaftueshme për mos qenë ky kod zgjedhor që ishte, dhe duhet te mesojnë një herë e mirë që punët nuk lihen për në momentin e fundit dhe ti bëjmë shkel e shko, apo kur na i kërkon bota, joooo ato duhen bërë se i do Shqipëria dhe Shqiptarët.

Opozita duhet të mësojë që e ka vendin në Kuvend dhe jo në rrugë apo në shesh.

Në lidhje me fajtorët e ketij rezultati , mos fajësoni Shqiptarët, ata nuk janë budallenj ata ju ndëshkuan sepse:

1.Dogjët mandatet pa i pyetur.
2.Nuk morët pjesë në zgjedhjet lokale dhe i falët në tavolinë të gjitha bashkitë.
3.Hunda Juaj nuk iu la të dilnit me një listë.

Tani ulni kokën dhe bëni më të mirën për Shqipërin dhe Shqiptarët, ata që fituan ta gëzojnë, opozita të bëjë opozitë kjo betejë zhvillohet në vitin 2025, deri atëhere punoni për të fituar , kjo vlen për të dyja palët,duke jetuar ne paqe fitojnë SHQIPTARËT.

Av. Esmerald Xhafa

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit