S’ka heronj, herojtë i përzumë
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadalë i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.

S’ka heronj, heronjtë u mërziten,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremiten
dhe ne nina-nana u kënduam.
Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
kushedi kur kthehen nga kjo anë
C’i kërkoni? Pritja është e kotë
S’ka heronj, tani ka pelivanë!

Agolli

