Në botë të gjithë gëzojnë të drejtën e tyre për ta jetuar jetën, por besoj se kjo ka më shumë vlera kur nuk bëhet me marshime dhe ftesa…
Ja dhe lajmi i ditës:
Kryeqyteti u “vesh” me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTQI mbajtën “Paradën e krenarisë” si çdo vit.
Gjatë marshimit aktivistët bënë një ndalesë në kryeministri dhe pasi mbuluan shkallët e ndërtesës me flamurin e LGBTI, aktivistja e njohur e të drejtave të komunitetit, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të bashkohej me ta. Sipas saj ai nuk e ka mbështetur mjaftueshëm këtë komunitet në 10 vitet e fundit që është aktiv në vendin tonë. Karaj më herët tha se komunitetin e LGBTQI-së nuk e ndalon dot asnjë pushtet.
Parada e parë e Krenarisë u organizua nga Brenda Howard, një aktiviste biseksuale, në qytetin e Nju Jorkut më 28 qershor 1970. Marshimi i parë u quajt Marshi i Ditës së Çlirimit të Rrugës Christopher (i cili është emri i rrugës në të cilën ndodhet Stonewall Inn) dhe ngjarja kishte një element festimi dhe proteste. Howard organizoi një ngjarje tjetër vitin e ardhshëm në 1971, dhe së shpejti paradat e Krenarisë u krijuan në të gjithë botën…
@NewsIn.Al

