KreuKulturë / ArtKur lë pas gjëmimet e luftës...Mbresa nga vizita në Muzeun e Marinës...

Kur lë pas gjëmimet e luftës…Mbresa nga vizita në Muzeun e Marinës në Lanmark të Masacusesit në SHBA/ Nga Namik Selmani

Kur lë pas gjëmimet e luftës
Mbresa nga vizita në Muzeun e Marinës në Lanmark të Masacusesit në SHBA
Emocion i fortë njerëzor si në asnjë teatër të botës. Nuk mund të gjendet dot, ky emocion dhe kjo ndjesi kaq e forte e nje realiteti qoftë edhe në teatrot më të mirët që mund të ketë kjo botë e madhe, ku cdo gjë është butafori, edhe pse regjisori dhe skenografi përpiqen të të dërgojnë në kohë dhe në hapësirën që ka fjala skenike.. Edhe pse të tërë ato luftra, varre, energji të derdhura para një arme, një gryke topi, një harte beteje, i ngjajnë shpesh një teatri absurd. Aty ishte historia e vërtetë .
Forcë për të prekur një të nesërme që të del para jetës jo si një ferrë e vogël që, me një të sharë të lehtë në buzë, e heq përnjëherë. Përballë atij arsenali të madh. (anijet më të mëdha të luftës në botë atëherë, por ndoshta dhe tani). Le ta quajmë një prej tyre “Titaniku i Luftrave” Trishtim lufte.
Krenari amerikane. Respekt për ata që sakrifikuan qoftë dhe jetën në këto luftra. Histori që gjëmon. Nderim për familjarët e tyre. Karaktere që skicojnë psikologjinë e një kombi të tërë. përballë botës. Arti muzeal në përsosmërinë e tij.
Përsosmëri komunikimi me brezat. Kujtesa përballë harresës. Shpirti i pamposhtur. Mister. Përhumbje në rrëfim. Oooo, nuk mund të radhitë sh asnjë fjalë të besueshme për luftën e paqen, pa ardhur në këto anije : :”veterane” , pavarësisht se cilin flamur ka në krye, në direk
Mund të vazhdonin në të njëjtën kohë sa e sa dukuri njerëzore dhë shpirtërore pas vizitës disaorëshe aty në Muzeun e Marinës në Masacusesin e Jugut. Hej, cfarë ka ndodhur??!!! Kur isha në Luvër, në Paris, para një viti, një nga cicëronët e tij, na tha se duhet që duke parë vetëm një ose dy minuta në cdo objekt të tij duhej që të rrije në të më shumë se tre katër muaj vizitë. Edhe këtu, megjithëse kishte 5 objekte detarë të marinës luftarake, koha që është kaq e vlefshme në një tokë si Amerika, ikte, ikte pa kapistall, vraponte pa galop. Iknin minutat, orët keqardhje për shënimet e pakta përballë atij informacioni që shfaqej i fortë e goditës, për sa e sa shtresa njerëzore. Edhe pse kur u larguam, një numë r i madh fletëpalosjesh të bëra me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, na i jepte vetë Muzeu falas. Një keqardhje për marinasit e të gjithë vendeve e të të gjithë kohërave, të paktën pas Luftës së Dytë Botërore. Për nxënësit dhe studentët që do të mësonin këtu me vlerën e qindra leksioneve që mund të jepnin profesorët e nderuar të Amerikës në kolegje publike dhe jopublike. Për poetët që mund të bëjnë një gjerdan poetik për atë që shohin. Ah, dhe për një fëmijë marinari në fotografi. Marinari, luftëtari i deteve dhe oqeaneve, ecte udhëve të luftës e në një vend afër shtratit të palëvizshëm, kishte vënë foton e fëmijës duke marrë forcë apo dhe duke u trishtuar se nuk mund ta shihte ( ndoshta dhepa e parë kurrë) me pamjen e tij të qeshur që nga fotografia ku kishte dalë me rroba të bukura të bardha. Për ushtarët që edhe sot nuk janë të pakët në ushtrinë amerikane (Në Amerikë nuk ka shërbim të detyrueshëm ushtatarak) dhe në botë. Për administratorët e muzeve më të mëdhenj të botës në natyrë e jo në salla luvriane ku komoditeti është i jashtëzakonshëm. Po aty blici i një aparati fotografik nuk ndalohet aspak përpara asaj ngjyre të grinjtë të mureve metalikë të anijeve dhe të nëndetëses që të kujtojnë njëkohosisht dhe ngjyrën e luftës, të armëve. Në vizita të tilla nuk parashikojmë emocionin që do të të japim e do të japim diku në një shkrim në një bisedë , në një poezi, në një film. Ti sa herë që shkon në një objekt, në një vend, nis e bën një krahasim me atë që ke parë diku e dikur. Që ke përfytëruar. Po me cilin ta krahasonim ne këto anije, me atë arsenal që kishim parë gjer në atë kohë? Ah, po më kujtohet se para 20 viteve kam njohur një oficer të lartë marine. Kishte mbaruar studimet në Baku të Azerbaxhznit të ish BRSS që aso kohe ishte me Rusinë dhe shumë vite kishte punuar në nëndetëset shqiptare në kohën kur ishte e fortë Lufta e Ftohtë. Në murin e shtëpisë së tij ishte një foto e shkollës së lartë që kishte mbaruar. Në ballë të fotos ishte shkruar rusisht një shprehje ruse që mund të ketë qenë dhe kodi i marinës luftarake të të githë kohërave dhe shteteve NË DET ËSHTË RRUGA JOTE”
Tash në kohët moderne edhe një vizitë në internet ta bën pak hyzmetin e asaj që do të shohësh. Jo, në këtë rast, rregulli prishet dhe prishet jo pak se atë që pamë nuk mund ta krahasonim .Aq më tepër që bëhet fjala për anijet luftarake që kudo e kurdoherë në cdo vend kanë dhe misterin e tyre që në projektin në ndërtim në udhët që bëjnë në personelin që kanë. Vetëm kur bëhen “veteranë” e varin në gjoks dekoratat më të mëdha që të jep koha, atëherë nis e lexon prapë aq sa mundesh atë ka kaluar pas. Me forcën e përfytërimit nis dhe ecën më para. Kërkon të bëhesh orakulli i fjalës se si do ta presin këtë vizitë në këto anije gjigande lufte ata breza që në jetën e tyre kurrë nuk do të shohin armë lufte, nuk do luftojnë, nuk do të ndjejnë zjarrin e betejave, nuk do shohin shokë të vrarë, komandantë që japin urdhëra të sakta, të shpejta, të prera. Takimi i parë u bë me një anije që kishte një histori të vecantë. .
Ajo na kujton Xhon Kenedin, një nga heronjtë e marinës amerkane të Luftës së Dytë Botërore që më vonë do të bëhej dhe President i SHBA. Më 2 gusht 1943 gjatë patrullimit me luftanijen PT-109 në paqësor ishte ndeshur me anijet japoneze “Amigari” ku kishte pësuar dëme dhe kishte mbetur i plagosur Xhon Kenedi, Edhe pse anija e tij ishte dëmtuar shumë keq, ai nuk u dorëzua dhe do të shpëtonte bashkë me ekuipazhin. Për këtë u dekorua me Medaljen e Korpusit me gradën Lejtanant ku vlerësua lart kontributin e dhënë. Në nëntor 1943 do ta marrë komandën PT-59 luftanije e përmasave të vogla duke mos marrë pjesë në beteja në Paqësorin e Jugut, por mori pjesë në shpëtimin ekuipazhit. Më pas do të largohej nga detyra pasi testet mjekësore dolën keq për problemet shëndetësore dhe kronike dhe nga plagët që i kishte marrë pas përplasjes me forcat japoneze në frontin jugor Në vitin 1944 u largua nga forcat detare. Më pas vëllai i tij Jozefi do të vritej nga një bombë në vitin 1944 Anija e dytë ishte pikërisht ajo që mbante emrin e vëllait të tij Jozef Kenedit. Kishte numrin 850. Dikur kishte bombarduar në Kore dhe në Vietnam. Me një personel 270 vetë me 18 oficerë.
Më tej një nëndetëse që ishte mbi 100 metra e gjatë me një peshë 2750 tonë. Për të ardhur te gjigandi i deteve, do ta quaja dhe unë, atë luftanije që e kishte emrin “Masacuseti”. Mjaftojnë së pari vetëm disa të dhëna që të përfytërohet forca e saj Një anije për 2135 vetë me 97 oficerë në të gati sa një qytet i vogël. Me një peshë prej 46 000 tonë . Pjesa e parë metalike në të u vu në vitin 1939 u ndërtua në vitin 1942 dhe hyri në luftë në shërbim në vitin 1942. Në atë kohë ajo bëri disa beteja në Afrikën e Veriut në Marok, në Oqeanin Paqësor dhe sidomos në luftën e Japonisë më 1945. Në vitin 1962 atë e hoqën nga shërbimi dhe më 1965, gati 51 vjet më pare, ajo u bë një anije e vizitueshme për publikun që të shihnin madhështinë e saj në vite dhe kohëra. Në të tre anijet të tërhiqnin vendet, të gjitha shërbimet që të afronin anije shmë të përgatitura për disa situate lufte. Kishte me mijë ra relike. Luftanija kishte gryka topash të kalibreve të ndryshëm. Në të kishte edhe predha reale ku dallohej predha 40 cm. Me një shpejtësi 50 km në orë. Gjatësia 230 metra.. Kalonim të heshtur në dhomat e ndërlidhjes, të kapitenëve, të ushtarëve, në kuzhinat e pasura që kishin dhe ku ishin sajuar ose më saktë imituar gjellët që haheshin në atë kohë, tek dhomat e drejtimit, te ai pak argë tim që bënin, te banjot, te dushet, te muzeumi që ishte bërë ku dalloje me mijë ra relike, foto, harta, makina shkrimi, gazeta kohe. Në të gjithë anët kishte dhe disa emisione speciale me veteranë të atyre anijeve që dinin për historinë e tyre të lavdishme. Objekte ushtarësh, lugë, pjatanca peshqirë , mjetet e propogandës që kishte anija. Mjete shëndetësore. Sinjale alarmi sikur kërkonin të ngriheshin tamam si në luftë, aq sa të shkaktonin dhe një lloj frike Sikur ishe dhe ti ushtar e duhet të dilje shpejt nga ajo. Një qytet që lëvizte. Foto, foto pa fund . Data, shifra, kujtime dhe njerëz që ecnin të heshtur me hap të matur kudo. Mbi të gjitha, libra, libra në zyrë në mencë , në dhomë . Libra luksozë të lidhur mirë. O, sa libra! Në dalje na ra në sy spiranca e anijeve. Njëra më e madhe se tjetra. Filma me luftë reale në oqean e në brigjet e botës. Dhe ndjesia e cuditshme që të vjen kur sheh njerëzit se si vriten, se si vrapojnë, se si shtrëngojnë grykat e topave dhe më tej, në një kohë qetësie rrufisin një kafe amerikanë të gjatë e të madhe. Një foto shumë e madhe murale jepte një ceremoni të nderimit të një ushtari te vrarë që, pas pak minutash me ceremoni e hidhnin në varrine blertë të oqeanit. Nganjëherë monente të tilla nuk kanë koment.
Në dalje ashtu si në shumë muzeune të Ameriës, na ofrohet një librari e madhe . Një dyqan ku janë imituar sa e sa detaje të luftës. Janë botuar sa e sa libra me kujtime, albume. Sa bukur do të ishte që në një pë rmasë më të vogël, këtë ta kishim po kaq të pasur edhe në Shqipëri Nga ajo gjendje e fortë emocionase e mbushur me ndjesi të shumta në këtë librari-ekpsozitë morëm pak qetësi. Po, tashmë pas luftës ishte paqja . Një paqe librore. Një paqe ku kishte dhe këngë. Jo si ato marshet luftarakë që dëgjuam në mjediset e ngushta të nëndetëses, që dukej si një lis i shtrirë, të anijes : “Jozef Kenedi” apo dhe të luftanijes “Masacuset” që kush e di se kur do të lërë këtë cerdhe të re prej 50 vitesh dhe sa breza do të burrërohen me kujtimet e saj Pikërisht atëherë kujtova se isha shqiptar. Nuk ishte e domosdoshme që këtë t’ia thoje atyre që ishin aty. Një pë rfaqë sues i një vendi që ka patur dhe ka ende të tilla relike pavarë sisht se në cilat përmasa janë dhe sa i njohim, të paktën ne, qytetarët e Shqipërisë. Po i bëja hapat ende të matur, ashtu si më parë kur ecja në një dysheme anijeje të ngrënë nga hapat e nxituar të ushtarëve të detit.
Një ngjarje me skulptorin Odhise Paskali këtu e 30 vjet më parë ose pak vite pasi luftanija e madhe ishte futur në këtë ekspozitë lufte, më erdhi në kujtesë. Në kampin e Mathauzenit në vitet 80 do të bëhëj një ekspozitë me monumente skulpturore në formën e një kompozimi nga secili shtet që kishte patur në këtë vend të internuar dhe të goditur nga nazistët Lajmi u bë garë për të gjithë skulptorët. Dhe nis puna me bocetet. Dhe u bë edhe kompozimi që kishte fituar Odhise Paskali ,”Skulptorin e Popullit” do të vihej atje Respekt pë r përmetarin duaartë që do të rilindete edhe Skënderbeun në shumë qytete e shtete të botës. Dhe e bë ri si dinte vetëm ai. Në 1986 të gjithë kombet që kishin patur pjesëmarrës në këtë kamp famëkeq ( edhe ai lidhej me luftën) në dalje të Muzeut, të ferrit, të tokës thuaj, kishin vënë një skulpturë .Një partizan, ndoshta dhe një luftëtar në një plan universal, kishte drejtuar tytën e pushkës gjermanit të rrëzuar. E të gjithë vizitorët e të gjithë kombeve dhe gjuhëve të botës pa e njohur skulptorin, nuk shkonin të bënin fotot te kompozimet e vendeve të tjera që kishin vazhduar atë emocion vrastar, atë gjendje të rëndë psikologjike, atë stres si themi në kohët moderne. Dikush kishte bërë një mal me kafka në mermerë, dikush njerëz që qanin. Kodi i asaj dite donte qetësinë, paqen Por gati të gjithë si me një urdhër bilbili , shkonin te monumenti shqiptar i Odhise Paskalit që të merrnin pak qetësi, pak forcë e për të menduar se nuk do të kishte më në botë pamje të tilla me kafka njerëzish që sapuniseshin të zhveshur gjer në lëkurën e trupit të tyre që ishte bërë kaq e hollë nga torturat. M;u kujtua kjo fabul që ka ndodhur saktësisht në 1986, 30 vjet më parë . Edhe ne po shkonim nga ky muze anijesh marine amerikane dhe në pë rcjellje në atë majën më të lartë të Luftanijes “Masacuses” ishin vënë flamujt e mjaft shteteve të Evropës dhe botës. Pas asaj pamjeje që të jepte pak qetësi, kujtova vizitë n dhe përuljen me lule e nderim të Presidentit amerikan Obama në Japoni në përvjetorin e 71-të të bombës së hedhur në Hiroshimë e Nagasaki ku u vranë 140 000 vetë .
Po linim pas gjëmimet e lufës. Jashtë rrugët amerikane që të dërgonin drejt Bostonit të mbushur me dritë maji, të jepnin tashmë idenë se ishe në një lumë të madh, jo vetëm ndjenjash, por dhe lëvizjesh. Po shkonim me qetësinë që të jep dhe dëshira e njerëzve për të jetuar në paqë kurdoherë .
Masacuset, 27 maj 2016

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit