Kur një polic fyen gazetarët, do të thotë që “Ai” urren të vërtetën…asnjë nuk është aleat më i afërt me policin se gazetarët… po kujt ja thua këtë???
Është i çuditshëm ky fenomen shqiptar… vetem këtu ndodh kjo gjë, sidomos në një pjesë e policëve, drejtuesve dhe politikanëve… përse?
Besoj se ka vetëm një përgjigje… gazetarin nuk e duan pranë vetëm ata që duan të fshehin të vërtetën.. Vetëm të korruptuarit dhe të paaftët mund ti trembë një gazetar terreni që ngryset dhe gdhihet nëpër ngjarje, orë e pa orë…
Disa thonë që dhe injoranca të fyen dhe dëbon… edhe kjo e besueshme është!
#NewsIn. Al

