KreuAktualiteti"Kur shfleton faqet e librit..."/Poezi nga Arben Petro Trebicka

“Kur shfleton faqet e librit…”/Poezi nga Arben Petro Trebicka

“Kur shfleton faqet e librit…”/Poezi nga Arben Petro Trebicka

Libri

Njeriu ka nevojë për njerëz,
Qofshin vëllezër, miq e shokë,
Por kur s’gjen si vetja tjetër,
Bëhet libri mik për kokë.

Libri ka përvojën e jetës,
Dhimbje, gaz e dashuri,
Atje mund të gjesh vetveten,
Mund të gjesh tjetër si ty.

Kur shfleton faqet e librit,
Atje gjen tjetër ndjesi,
Sepse gërmat marrin jetë,
Jeta merr kuptim të ri.

Merr një libër dhe do të shohësh,
Merr një tjetër pas atij…,
Brenda teje lumturohesh,
Dhe përreth do të ndjesh ndryshim.

Arben petro trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit