KreuAktualitetiPolitika boshe , qe kulmon diten e seancave  ne parlament.

Politika boshe , qe kulmon diten e seancave  ne parlament.

Politika boshe , qe kulmon diten e seancave  ne parlament.

E lagu, s’e lagu…e hapur, e mbyllur…e vjedhur, e blere…ngado qe ta vertitesh, bie ere…

Zihu e çirru, ulëri e ofendo, kërko drejtësi dhe rbuz atë…thyej e digj…në fund të muajit, “shtyp eurot në xhep”

Te lexosh Hasan Zyko Kamberin…

– “Kadiut t’i rrefesh parane,
Ters e vertit sheriane…
Per para sec e shet t’ane,
Se ja di kimene parase..”

Me mire se kushdo tjeter kete e dine politikanet, deputete qe 30 e kusur  vite nuk u ngopen dhe nuk u lodhen se treguari vetem njeren ane te medaljes se tyre, babezine dhe makuterine … Vjedhin e grabisin, vrasin e presin sepse shkopin dhe ligjin dine t’i perdorin dhe t’ju japin formen qe deshirojne. Flitet per ndeshkim dhe qeshet, behen akuza dhe tallja i mbulon…te gjithe e shajne njeri tjetrin, por ama edhe te gjithe e mbrojne….Kur eshte fjala per te mbrojtur pasurine e tyre, jane te gjithe te nje partie, te gjithe te nje krahu…te gjithe te nje bindje politike….Te njejtet jane…te njejtit vjedhin…te njejtit zihen…te njejtit pasurohen…te njejtit, qe prej vitesh meritojne ndeshkim…

.Dhe Hasan Zyko Kamberi vazhdon :

-“Myfti dhe Myderrize…
Edhe Kyrra e Vaize…
Kane ujdisur Ibize…
Se ja dine kimene parase….”

Te njejtit…perseri te njejtit…” Heronjte e pandeshkuar te krimit…”

N.Dede_ Athinë ( Zëri i Bashkuar i Emigrantëve)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit