KreuAktualitetiKush e ka vilën 760 000 euro në gjirin e Lalëzit? 10...

Kush e ka vilën 760 000 euro në gjirin e Lalëzit? 10 dhoma, katër banja, nuk janë pak për një deputet…

Bujë të madhe ka bërë në publikun shqiptar deklarata e ish sekretarit të PD Gazmend Bardhi për vilën 760 000 euroshe të një deputeti demokrat në Gjirin e Lalëzzit. Sipas tij janë katër “të dyshuar”  për pronësinë e kësaj vile, por ndërhyrja dje në parlament e deputetëve Shehu dhe Spaho , le të kuptohet që pronësia mbetet në dyshja Leskaj- Noka.

“Pak ditë më parë, shkruan Faktor.Al, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Të njëjtën deklaratë e ka bërë publike edhe mbrëmjen e kaluar në një një emision.
Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt.

  1. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar deputetët Tritan Shehu dhe Edmond Spaho”
  2. 10 dhoma dhe 4 tualete: Kjo është vila e deputetit të Berishës

Opozitë “e fuqishme” me akuza brenda vetes. Rruga drejt bashkimit duket e garantuar…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit