KreuBotaKush e sundon botën? Shumë kulte mistike akuzohen se e sundojnë botën...

Kush e sundon botën? Shumë kulte mistike akuzohen se e sundojnë botën…

Shumë kulte mistike, shumë shoqata politike dhe organizata fetare akuzohen se e sundojnë botën.

Shoqëritë sekrete janë grupe të njerëzve që mblidhen për të arritur qëllimet apo interesat e përbashkëta. Ritualet e tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me qëllime relativisht realiste – politike apo fetare – insistimi i tyre në mistikë dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumërta dhe teorive të konspiracionit. Telegrafi ju sjellë listën e organizatave që cilësohen si më sekretet dhe më me ndikim në botë.

Ja disa prej tyre:

1. Grupi Bilderberg

Grupi Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë – sipas definicionit – por vepron nën vellon të fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botës, bankierët, ekonomistët dhe manjatët e mediave.

Shoqëria është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave antiamerikane pas L.uftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi është plot me roje të ar.matosura – madje i mbushur edhe me aeroplanë lu.ftarakë – për çka hasin në kritika të ashpra.

2-Iluminatët

Illuminatët janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besëtytnitë, paragjykimet, ndikimet fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim të femrave dhe barazi gjinore.

Që nga themelimi i shoqatës thonë se iluminatët kanë shkaktuar fat.keqësi dhe kriza ekonomike. Ata cilësohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez.

Zyrtarisht u shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo “shuarje” i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror. Teoricienët konspirativë thonë se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët amerikanë.

Sipas teorive në këtë organizatë ka edhe shqiptarë, që nga kohët e lashta e deri më sot… Fjala bie në listë është Henry Kissinger, Paul Krugman, Giulio Andreotti apo Martti Ahtisaari. Ndërkohë nga shqiptarët, në listë është Leka, Princi i Kurorës.

. Masonët

Një nga organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre datojnë që në shekullin XIV. Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazëri e njerëzve të të njëjtave ide filozofike, përfshirë besimin në një qenie supreme.

Çdo anëtar i ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë te mjeshtri. Anëtarët kanë rregulla të veçanta për përshëndetje reciproke, përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masonë ishin Gëte, Ataturku, George Washingtoni…

. Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)

Iniciatori shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri dhe në mistikën lindore. Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet – bëhet nga dashuria. Ritualet përfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me murgesha të zhveshura… Veprimet e tjera bizare përfshijnë adhurimin e organit seksual mashkullor dhe “magjinë” e masturbimit.

 Kafka dhe eshtrat

Kjo është një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën tre presidentë amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lu.fton më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë, politikanë… Anëtarë të saj ishin edhe familjet Rockfeller dhe Bush….

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit