KreuAktualitetiKush tha që budallallëku ka një limit? Në botë edhe mundet, në...

Kush tha që budallallëku ka një limit? Në botë edhe mundet, në Shqipëri jo!

Kush tha që budallallëku ka një limit? Në botë edhe mundet, në Shqipëri jo!

Dje në Lezhë një ish gardist i është drejtuar rivalit të Ibsen Elezit për kryesinë e PD Sali Berishës duke i thënë se e do atë më shumë se fëmijët e tij….bile, bile e do aq shumë sa është gati të hajë dhe Bashën me gjithë Bardhi bashkë!

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë.

Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.

Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim,  Skënderbeu i madh je padiskutim.

Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit